image-14 image-16 image-17 image-18

Duhet të dihet

Pse zgjedhje?

Sepse me kushtetutë jemi marrë vesh se do të pyetemi.

Sepse ata duhet të përpiqen rreth nesh, e ne do të vendosim kujt do t’i besojmë.

Zgjedhje, sepse kemi mundësi dhe sepse duam.

image-27 image-19 image-20
image-21 image-22 image-23
image-24 image-25
bg
image-28

ZGJEDHJET JANË PUNA JOTE

image-29

VOTOJNË PA FRIKË!

image-30

KËMBË PULE

image-31

PERO

image-32

ARSENAL - CHELSEA

image-34

ZGJEDHJET JANË PUNA JOTE

black-bg plus plus plus plus plus-hover

SI

VOTOHET

NUK VOTOHET

  • Pyes 1
  • Pyes 2
  • Pyes 3

PREMTIME:

Të gjitha punësimet nga 1991 e deri më sot

Sigurimi i ekzistencës së të gjithë të papunësuarve

Investimet
 

Infrastrukture
 

Evropë
 

image-1

Përbërja:
Një doracak përmban:
100 mg zemërim
250 mg kurriz
500 mg kujtime
të këqija
1000 mg qëllime të mira

image-3

Të drejta autoriale

image-5

VËREJTJE NË RAST TË MBI DOZIMIT!
Në raste të tilla, personit menjëherë t’i lexohet biografia e ndonjë njeriu që ka pasur sukses në jetë duke u falënderuar në poltronitetin dhe lojalitetin e pafund ndaj shefave të tyre nga etimologjia politike, e punës ose ajo private

image-8

Kontributet fotokopje punëtor të njerëzve

Mënyra e veprimit

Doracaku shpejt absorbohet në qelizat e të sëmurëve nga tranzicioni. I ndalon marrëzitë dhe këndshëm ndikon mbi lëvizshmërinë e përgjithshme të qelizave të përhitur. E nxit veprimin

e mikroorganizmave gram-pozitive (shpresa, besimi) edhe më shumë në ato gram
negative (dëshpërimi, letargjia) të cilët transmetohen në mënyrë
gjenetike (nga babai në djalin,

nga gjyshja në mbesën,
nga brezi në brez) ose me gojë (me
gëlltitje të përditshme të lajmeve
, veçanërisht nëse ata
nuk janë përtypur).

Indikacionet

Dëshira kronike për jetë më të mirë, sulm akut i drejtësisë, ndezje e veshëve nga gënjeshtrat infektive dhe premtime toksike, lodhje e përgjithshme e

organizmit e shkaktuar nga konsumimi i programeve partiake të njëtrajtshme dhe deklarimeve politike anemike.

Kontraindikacionet

Marramendje, ushtimë në vesh dhe ndjenja e hutimit partiak, veçanërisht te personat të cilët janë shumë të ndjeshëm në të menduarit me kokën e tyre.

Te rastet e tilla është e mundshme të vijë edhe deri te dukuria e kapsllëkut të plot të proceseve mendore, diarre e pakëndshme në fjalë të zbrazëta dhe sjellje e

manifestuar me përsëritje pafund të sloganeve para zgjedhore.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Doracaku është shumë i vogël për të mbështjellë kavanozat me ajvar dhe tepër i ngushtë për sofrën e improvizuar të studentëve në të cilën duhet të vendoset

gjysmë kilogrami bukë, një kuti sardele dhe qepë (opcion fakultativ).

Njëkohësisht doracaku është tepër i hollë për mbështetjen e tavolinave gjysmë të përdorshme. Prandaj rekomandohet leximi i tij.

image-16

*E prodhuar në laboratorët e IRJM-së!

MËNYRA E RRUAJTJES:
Të rruhet në vend të errët dhe të thatë. Me fjalë të tjera, të rruhet në Maqedoni.

AFATI I PËRDORIMIT:
Dita ditës më i shkurtë e më i shkurtë.

DORACAKU TË RRUHET
MË LARG
NGA FËMIJËT DHE
NGA IDIOTËT!

MËNYRA E LËSHIMIT:
Doracaku nuk jepet me recetë. Që të fitohet, mjafton të tregohet çfarëdo dëshmie për shtetësinë e Maqedonisë. ME atë personi në mënyrë automatike fiton të drejtën të bëhet pacient.
image-16

KURS FILLESTAR PËR VOTUES

ose: pse e thërrasin gomarin në dasmë

image-17

*Udhëzim për plotësim:

Ndalohet përshkrimi, e kush do të kapet duke përshkruar, menjëherë do të dënohet me dënimin vijues ndjekje e drejtpërdrejtë tërë ditore e transmetimit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe të mësuarit përmendsh të fjalimeve të deputetëve.

image-16
image-18

TESTI 1 - Faza eliminatore / Faqja 1 ->

Pse ekzistojnë zgjedhje?

а) E pse de?

b) Që të freskohen muret me pllakate të reja.

c) Sepse shejtani nuk ka punë tjera.

d) Që të fitojmë kredi të reja nga MMF-ja dhe Banka botërore.

e) Që njeriu mos të jetë rahat.

f) Sepse fuqia e zgjedhjes është parakusht i obligueshëm për ekzistimin e demokracisë.

Sipas cilit sistem zgjedhor do të votohet?

а) Sipas sistemit për ujitje pikë pas pike.

b) Proporcional, në varësi sa
vota fiton çdo listë e kandidatëve.

c) Proporcionale e kundërt.

d) Nuk ekziston asnjë sistem. Bëhet fjalë për
improvizim të pastër.

e) Sipas sistemit “Murgesha të bashkuara edhe të premten e prishin
agjërimin”

f) Sipas sistemit “Hëngre nuk hëngre-ty të llogaritet”

g) Me hedhjen e kurorës së deputetëve

Kush ka të drejtë të votojë?

a) Ai që do të merr urdhër.

b) Ai që do të fitojë stilolaps, shkrepëse,
vaj, miell dhe 20 euro.

c) Secili që ka këmishë të gjelbër dhe të paktën dy
palë syze.

d) Të gjithë qytetarët e R. së Maqedonisë të cilët janë më të vjetër
se 18 vjet dhe të cilët janë të aftë për punë.

Kush mund të kandidohet?

a) Të gjithë ata që mund të jenë votues
dhe të cilët nuk vuajnë dënim me burg.

b) Ata të cilët do t’ju pëlqejnë liderëve
partiak.

c) Ata të cilët do të dëshmojnë se nuk janë për ndonjë punë
tjetër.

d) Ata të cilët i kanë premtuar vetes se deri në pension do të fitojnë së
paku një milion dollarë.

image-20
image-19
image-18-strana-2

TESTI 1 - Faza eliminatore / Faqja 2 <-

image-59

Kush i mbikëqyr zgjedhjet?

а) Fqinji Sokoli, me gruan e tij Syzënën.

b) Beni soditësi.

c) Komandanti Zbulimi nga brigada e 114-të.

d) Shoqata e njohësve të pëllumbave të IRJM-së, me certifikatë zyrtare për anëtarësi në Asociacionin Botëror të Njohësve të Pëllumbave.

e) Vëzhgues të autorizuar të KOMISIONIT SHTETËROR I ZGJEDHJEVE.

f) Disa djem nga një Agjenci Kometa.

image-60

Sa deputet zgjedhim?

а) Sa ka yje në qiell.

b) Sa ka deti pika.

c) 120.

d) Sa ka Kuvendi të holla për mëditje

e) Sa të jep zoti.

f) Sa mos jemi pa asnjë.

Çka është kampanjë zgjedhore?

a) Promovim i platformave dhe programeve zgjedhore të partive politike, pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, nëpërmjet:shpalljeve komerciale në mediet e shtypura dhe ato elektronike, mitingjeve politike, pjesëmarrje në medie, shpërndarje e materialit propagandues e të ngjashme.

b) Ajo është super, nëse je këngëtar.

c) Mundësi të grindesh me të gjithë ata që nuk mendojnë si ti.

d) Kampanja zgjedhore është kur trurin e jep për pastrim kimik.

e) Ballo me maska.

Si votohet?

a) Me zotin para.

b) Dihet si. E mbyllësh hundën dhe rrethon.

c) Me hedhje dinjitoze e fletës së palosur zgjedhore në kutin votuese, nga zgjedhësi, i cili paraprakisht e ka treguar vullnetin e tij në hapësirën që siguron privatësinë.

d) Në mënyrë pasive – me pancir, në mënyrë aktive me “bombë” ose “minahedhës”

e) Me fletë që është e rrethuar.

f) Me dy kushëri.

g) Me të pispillosur si një fëmijë fshati kur shkon për vaksinë.

Çka të bëni nëse nuk jeni i regjistruar në listën zgjedhore?

а) Nalet le të jetë!

b) Do të zhytem në alkool dhe në droga të lehta.

c) Do ta shqyej listën.

d) Do të bëj të madhe dhe do ta lajmëroj
institucionin përgjegjës.

e) Do të lajmërohem në emisionin “Pesë minutat tuaja”.

f) Do të blej Bingo, kurse fletët
jo fituese do t’i dërgoj deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

g) More, kryesorja rroga të vjen me kohë.

Si shpallen rezultatet?

а) Me fytyrë të mërrolur dhe sy të përlotur.

b) Me të shtëna sporadike në ajër.

c) Me të shtëna pushke në ajër.

d) Me dy leksiliuma.

e) Me thyerjen e Shtabeve zgjedhore të kundër kandidatit.

f) Duke ja uruar fitoren kundër kandidatit.

image-61

Nëse gjatë zgjedhjes së pyetjeve paraprake, ndjetë pa fuqi, kurse shikimi ju turbullohej – sepse të gjitha përgjigjet ju dukeshin të njëjta, ja edhe një gjasë.
Me fat!

image-49

TESTI 2 : Shansa e dytë

- Mund të votojë në emër të vëllait dhe gruas së tij që janë në Zvicër ...... PO JO

- Mund të votojë me legjitimacion nga videoteka .................. PO JO

- Kam të drejtë të parashtroj ankesë nëse më cenohet e drejta e votimit ... PO JO

- Askujt nuk duhet t’i tregojë për kë kam votuar ................ PO JO

- Nëse jam person me aftësi të kufizuara apo nuk di shkrim lexim kam të drejtë në ndihmë gjatë votimit ................................................ PO JO

- Burri im nuk ka të drejtë të më urdhëroj për kë do të votoj ................. PO JO

- Votoj sipas vullnetit tim për të votuar........................... PO JO

- Askush nuk guxon të bëj agjitacion për kë do të votoj në ditën e zgjedhjeve PO JO

- Pa rregullsitë gjatë votimit mund t’i paraqes te
  Komisioni zgjedhor ...........................................
PO JO

image-50

> Nuk shkon apo? Mirë, e dimë që aspak nuk është lehtë të zgjidhet mes dy opsioneve. Veçanërisht nëse punohet për aq të afërtat PO dhe JO. Prandaj në fazën vijuese përgjigjet do të jenë për një nuancë më të lehta:

image-49

TESTI 3 - Çka është më lehtë se kjo?!?

- Vota ime është e fshehtë .............................................PO PO

- Duhet të mbaj me vete letërnjoftimin ose pasaportën ....................PO PO

- Pas votimit në gishtin e madh të dorës
  së djathtë vihet spërkë si dëshmi se personi ka votuar ...............
PO PO

- Kam të drejtë të pyes dikë, nëse nuk jam i sigurt si votohet .......PO PO

- Askush nuk guxon të më urdhëroj për kë do të votoj ...................PO PO

- Kam të drejtë ta mbroj të drejtën time për votim ...................PO PO

- Askush nuk guxon të më kërcënohet ose të më frikojë
  për zgjedhjen time se kujt do t’ia jap votën .........................
PO PO

- Këshilli zgjedhor kujdeset për mbajtjen e rendit gjatë kohës së votimit.........................................PO PO

- Nëse jam dëshmitarë i ndonjë parregullsie gjatë
  kohës së votimit, mund të ankohem deri te KSHZ-ja. ...................
PO PO

- Personat me aftësi të kufizuara ose ata që nuk dinë shkrim lexim kanë të drejtë për ndihmë gjatë votimit.......................................PO PO

image-51

> Nëse edhe kësaj radhe u ballafaquat me dilema që nuk zgjidhen, atëherë Juve duhet t’u merret e drejta e votës. Për shkak se nuk kemi të drejtë ta bëjmë atë gjë na ngelet të ngushëllohemi se derisa ekzistojnë njerëz si Ju, rubrikat tona vijuese nuk do të ngelin të zbrazëta.

image-50

FAZA NDËSHKUESE
(që pastaj mos të jetë- nuk e dija)

image-53

1. Nëse votoni për ndonjë tjetër
ballafaqoheni me dënim në të holla
prej 40.000 e deri më 50.000 denarë.

2. Për përfaqësuesit e këshillave zgjedhor, për vëzhguesit ose për përfaqësuesit e listave të cilët gjatë votimit dhe në vendin e votimit mbajnë shenja të partive politike ose kandidatëve është e paraparë dënim në të holla prej 20.000 e deri më 50.000 denarëve.

3. Pengimi i policisë që të vë rend dhe qetësi në vendin e votimit dënohet me dënim në të holla prej 40.000 e deri më 50.000 denarë.

image-54

4. Votimi për më shumë persona sipas ligjit dënohet me dënim në të holla prej 40.000 e deri më 50.000 denarë.

5. Për personin zyrtarë i cili e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe shkakton prishjen e rendit në vendin e votimit është e paraparë dënim në të holla prej 40.000 e deri më 50.000 denarë.

6. Agjitimi në ditën e votimit dënohet me dënim në të holla prej 20.000 e deri më 50.000 denarë.

image-55
image-56

Dhe për fund...
FAZA MJEKËSORE:
ZOTËRI MJEK, ÇKA KAM?

>> Para disa ditëve në njësinë tonë zgjedhore, mbajti tribunë njeriu që tashmë dy herë radhazi e zgjedhim deputet. Tha se nëse e merr edhe mandatin e tretë, do ta plotësojë tërë atë që e ka premtuar në vitet e shkuara. Unë për një çast dyshova në atë. A jam normal?

shifra: Ma thoni të vërtetën!

image-57>> Në kohë të fundit e vërej se bashkëshortja ime po sillet disi çuditshëm. Derisa mundohem t’ia shpjegoj situatën e ndërlikuar politike-të sigurimit në vendin tonë, ajo e pa interesuar pastron nëpër shtëpi. Derisa i flisja për politikën monetare – ajo gatuan drekën. Kur do të kalojë në marrëdhëniet ndërnacionale, fillon të hekuros, e kur i analizojë relacionet delikate ndërkombëtare – ajo shkon në treg. Doktor, çka të bëj? A të shkurorëzohem ose dajaku do të ndihmonte?

shifra: Do të m’i prish fëmijët!

>> T’i falënderoj zotit, unë jam shëndoshë e gjallë, por Ju drejtohem për ndihmë për shkak të birit tim. Ai me shumë vështirësi i përjeton ngjarjet në vendin tonë. Të gjitha ngjarjet i kupton shumë personalisht. Çdo lajm nga jeta politike tek ai shkakton dhimbje të madhe. Zakonisht ajo duket kështu: rrimë ulur në dhomën e ditës, unë do të lëshojë lajme dhe pas çdo informacioni, djali bërtet “E edhe kjo më dhemb!”. Tashmë nuk mund ta shoh se si po vuan për atdheun derisa duket se me qetësi pi birrë dhe plotëson fletët e bastoreve sportive.

shifra: Doktor, nuk më intereson për të .

image-58>> Unë jam një djalë
nga një qytet
nga brendia
e Maqedonisë. Për cilin
qytet bëhet fjalë,
nuk dua ta zbulojë,
për shkak të diskrecionit. Ju lajmërohem sepse kam një shtyrje të brendshme
të bëhem deputet. Para së gjithash për shkak të inteligjencës sime të lartë.
A më mbështetni në atë?

shifra: Berovas.

image-16

FJALOR I FJALËVE TË NJOHURA

image-22

FJALOR I FJALËVE TË PANJOHURA

line-vertically

FJALOR I FJALËVE TË NJOHURA

image-23

Natyrisht që nuk heqin dorë!

Ryshfeti vjen nga fjala ryshfet që do të thotë: ryshfet. Ai është elementi i pestë i universit maqedonas. Di ta shtyj syrin të mbyllet dhe ta disponon dorën e cila duhet të nënshkruan. Di të fus elan në punën e gjykatësit, profesorit, doganierit. Ryshfeti di shumë. Thënë shkurtimisht, ryshfeti derë të hekurta hap – në vend që t’i mbyll prapa atyre që i përdorin. Përndryshe, ryshfeti ka nën llojet e veta, siç janë: ryshfet në deviza, ryshfet në shishe, ryshfet në ushqim (ky lloj më vonë ndahet në ryshfet peshku, ryshfet qengji, ryshfet derri e të tjerë, por për këto hollësi nuk keni nevojë për Doracak të tillë.

image-25

Kategori që vlen për njerëzit e zakonshëm. Në fushat delikate dhe të rëndësishme, siç është politika, tjera kategori vlerësohen sot. Morali nuk është njëra nga ata.*
(* Autori i është i njohur redaksisë.)

Si sëmundja e shapit dhe jargëzimit, Boro dhe Ramizi, Mirko dhe Slavko, Ashtu edhe Ryshfeti me korrupsionin. Edhe i korruptuar bëhesh me ushtrim, gjegjësisht me marrjen e ryshfetit për kundër shërbim të caktuar. Në Maqedoni gjendet me emrin – ryshfet.

Llogaritja e përqindjeve është operacion bazik i matematikës së Maqedonisë. Pa dallim si e ndan, zbresësh, shumëzosh ose mbledhësh, më së shpeshti është – 10 vjet.
Një nga fjalëkalimet e parapëlqyera në jetën politiko-shoqërore. Të duket thjeshtë kur politikanët tanë kanë qenë të vegjël, mësuesja vetëm ata i ka dërguar në gara të matematikës. Janë të gatshëm për çdo gjë, vetëm të përputhet përqindja.

Dogmë kulmore në politikën e kuadrove për të gjitha nivelet. Rrjedh nga ndjenja se shteti është një biznes familjar, kurse arsyetohet me fjalën e urtë se dardha nuk mund të bien më larg se druri. Mësimet historike thonë se ky proces zakonisht mbaron me rënien e drurit.

Shkathtësi e lashtë e ndarjes së fjalëve nga veprat. Demagog është ai i cili di ta shtroj me pllaka rrugën deri te feri me qëllime të mira. Ose të shtrojë rrugën deri te qëllimet e mira me fer, njëlloj. Demagogun do ta njihni pas asaj se asnjëherë nuk hutohet dhe nuk ngel pa fjalë, kurse çdoherë e ka zgjidhjet e vërteta për të mirën e të gjithëve. Demagogu e di se njeri me veshët plotë më pak mendon për barkun e tij të zbrazët.

image-16

KUJTOHUNI, PA MENDOHUNI!

OSE – DITËT PARA VITEVE

godini-bg
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1999
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1998
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1996
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1994
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
1990
image-16

TESTO VETVETEN!

Pse të bëhem deputet

image-40

Pse doni të kandidoheni?

к) Sepse dua, gjithashtu mendoj
se di dhe se mundem t’i ndihmojë
atdheut.

г) Që të pyesin budallenjtë.

ѕ) Për inat të të gjithëve që nuk më
linin të kopjoj nga ata në shkollë.

а) Sepse dëgjova se edhe miku do
të kandidohet.

д) Sepse një fallxhore më parashikoi
se do të kem shumë të holla.

Çka do të bënit nëse në rrugë gjeni portofolin
e dikujt?

о) Kush e gjen, i atij është!

л) Varet... a më ka parë dikush se e kam gjetur.

ѕ) Do të kontrolloj i kujt është, dhe do t’ia
kthej pronarit.

д) Do të mendoj se kjo është e kurdisur nga tabori kundërshtar.

ц) Do të mendoj se këtë e kanë kurdisur ata të Kamerës së fshehtë.

п) Aspak nuk e mendoj vëllaçko.

Çka janë për ju votuesit?

у) Një lule e mrekullueshme që vyshket
pas zgjedhjeve

в) Njerëz besimi i të cilëve duhet të fitohet e pastaj edhe të arsyetohet.

л) Një e keqe që nuk mund ta shmangësh.

с) Banditë të pashkolluar që mund të
m’i shkatërrojnë planet.

image-41
image-42
image-43

Pse duhet t’ju zgjedhin?

е) Sepse... mjerë ata, nëse nuk më zgjedhin!

т) Po si do të bëhem deputet, nëse nuk më zgjedhin?

п) Sepse do të bëhet shumë qejfi.

о) Sepse shpërndava më shumë miell se të tjerët.

д) Nuk e di, nuk jam i sigurt.

в) Sepse do të punoj me seriozitet për realizimin e programit me të cilin jam prezantuar para votuesve.

image-44

Çka do të bënit nëse shihni ndonjë person në telashe?

х) Varet se sa e njoh atë.

б) Do të përpiqem t’i ndihmoj aq sa mundem.

а) Do të shoh që ai mos të më vërej.

с) Do t’i them se ujku e ka qafën e trashë sepse vet i kryen punët.

џ) Sinqerisht do ta pyes çka mendon të bëjë ai për mua, nëse i ndihmoj.

и) Nuk e kam zakon të vërej gjëra të tilla.

Maksima e juaj e preferuar është?

б) Jetoj thuaj se 100 vjet do të jem deputet, a jam nervoz thuaj se nesër do të ketë zgjedhje të parakohshme!

у) Politika është një përkujdesje për të mirën e përgjithshme.

д) Duaje të afërmin tënd sikurse ta kesh lider partiak.

ѕ) Zjarr e flakë hedhin pas meje, sepse jam bohem i madh.

а) Nuk kam koment.

PYETJE MASHTRUESE:

Keni 9 peshq, erdhi macja dhe i hëngri 4. Sa do t’ju mbesin?

а) Duhet të konsultohem me ata të Partisë sime.

б) E TVSH-ja a është e llogaritur?

в) Do të parashtroj interpelancë për macen.

г) Nga e keni informatën se kam pasur 9 peshq?

image-26

Votues i juaj ju ankohet se 3 vite nuk ka marrë rrogë, e ju:

е) I ankoheni se 3 vite nuk keni fituar tender.

о) I premtoni se do t’i përgjigjeni me lajmërim.

с) Në mënyrë elegante ia përdridhni dorën, e rrëzoni në tokë dhe e thërrisni policinë.

а) I huazoni 100 euro me 69% kamatë ditore, e pas një kohe ia merrni banesën.

п) E bindni se ju ka ngatërruar me dikë tjetër.

image-27
image-16

marketing

REVY-VIKENDI

VETË DEPUTET I VETES

ju sjell

Ekskluzivisht:

Jashtëtokësor kanë kidnapuar deputet dhe kanë pasur sukses që t’ia gjenin mendimin.

image-45
line

Tregime erotike: Pas çka eksitohen votuesit.

image-46
line

Bëhuni zoti i trupit tuaj: Si të gënjeni, e syri tët mos t’ua bëjë.

Autosugjestioni kundër frikës

Përsëritni në vete:
zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë...

image-47
line

KËNDI I LUMTUR:
Ka kapur një peshk
të artë deputeti
dhe ky tha

image-45
image-48

Këndi për enigmatikë

KËSHILLA TË VOGLA:
Si ta punësoni familjen në kushte
të zgjedhjeve të parakohshme.

image-16

SË BASHKU JEMI MË TË FORTË:

image-33

Gazetari i njëanshëm:

Vegël për shumë destinime e cila mund të shërbejë si megafon, si detergjent për larje në makinë, si qen mbrojtës, si qen i kopeve, si qen për luftë dhe qen për fshirjen e këmbëve, si një mbledhës i borxheve, risajkël bin, hinkë dhe diktafon. Është rezistues në goditje të vetëdijes personale, por duhet të mbahet larg burimeve të dritës. Mbushet me rrjedhë të përhershme të informatave dhe dezinformatave. Që mos të digjet, rekomandohet që të furnizoheni edhe me një drejtues gjegjësisht redaktor. Përndryshe vegla punon në të gjitha frekuencat,me efikasitet të njëjtë në të gjitha kushtet meteorologjike-politike. Nëse ju prishet, përpiquni ta lyeni. Ose edhe më thjeshtë, hidheni dhe blini një të re. Tregu është përplot me ato, kurse çmimi vazhdimisht u bie.

Gjykatës i dëgjueshëm:

I qetë, punëtor i dobishëm. Përdoret vetëm në rast nevoje. Për shkak se në shkollë e kanë mësuar se drejtësia është e verbër, shpesh di t’i mbyll sytë. Gjithashtu shumë mirë e di se drejtësia është e ngadalshme. Shpejtohet vetëm me anë të burimeve konvencionale të energjisë (kesh, karrierë, kundër shërbim). Nëse sistemi juridik Ju duket si fushë e minuar, atëherë gjykatësi i tillë do t’ju bëhet udhëheqës i pazëvendësueshëm – nëse dëshironi të kaloni gjallë e shëndoshë fushën.

image-34

Ekspert joqeveritar:

Anëtarë i gjinisë së qytetarëve eunuk: vazhdimisht është aty diku afër pushtetit. Ka parë si bëhet ajo, e di si bëhet ajo, vetëm që nuk ka instrument ta bëj atë. Eksperti i tillë di të shkruaj ligj të shkëlqyeshëm për pengimin e korrupsionit, e pastaj kur hyn në vend parkim, për të cilin pagesa është 40 denarë, rrojës t’i thotë: “Ja 20, nuk duhet të më japësh vërtetim”."

image-35

Bashkësia ndërkombëtare:

Mister, enigmë, gjëegjëzë... Diçka si Kajzer Soze, si Valteri e mbron Sarajevën, si Mësuesi.... Asnjëherë nuk është e qartë cilin numër telefoni duhet ta sajosh që ta marrësh në telefon. Edhe më pak është e qartë pse ajo dallohet nga ne, sikurse ne të jemi të ndonjë planeti tjetër! Di të shërbejë si justifikim për shtrëngimin e ri të rripit, si gjethi i Adamit për mbulimin e turpit të politikanëve vendor, ose si një sytjenë vonderbra për idetë dhe projektet e tyre madhore. Çuditemi si nuk e kuptojnë virgjërinë tonë, e pastaj jua gjuajmë me gurrë veturat e tyre, kërkojmë të na japin të holla, por mos të na përzihen si i shpenzojmë, i lusim njerëzit e tyre të vijnë, e pastaj u themi të shkojnë në shtëpi. Nga ana tjetër... jo se ajo nuk e di të jetë sipërfaqësore dhe konfuze.

image-36

Intelektual me qira:

Fëmijë i paligjshëm i politikës dhe opinionit, thënë në gjuhën popullore: kopil.
Njihet sipas asaj se ka një ndjesi të holluar për atë çfarë mendimi,
politikisht fitimprurëse, duhet të citohet në çast. Nëse nuk i
përgjigjet të vërtetës, aq më keq për të vërtetën. Kush e përmendi moralin?

Qytetar:

Qytetari është në lindjen e tij. Ja një dekadë e diçka. Prandaj, mos të flasim për atë, që mos ta marrim mësysh.

image-37
P.S. Praktika politike se pushteti sundon,e qytetarët heshtin, përfundimisht ka shkuar në histori, por siç duket nuk ka kush t’ia thotë këtë qytetarëve tonë dhe politikanëve të tyre. Një punë duhet të mësohet: se liria dhe drejtësia fitohen. Nuk merren dhuratë.
image-16
image-38 image-39

NJË SHËNIM PËR FUND:

Lexoni Doracakun dhe jepni atë shtatë personave që ta
lexojnë. Nëse nuk e bëni atë, atëherë të jeni të sigurt se
4 vitet vijuese do t’ju përcjellë e keqja!

Ashtu në Bjellorusi, i njohuri z. A. L., por edhe në Zimbabve z. R.
М. ...

izvicnik
USAID

Testi ekstern MK është i mundësuar me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

Për përmbajtjet e Testi ekstern MK është përgjegjës ekipi i OHO-së dhe nuk i shpreh qëndrimet e USAID-it as të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.